Bota

Kini kujdes! Qepët e importuara nga Chihuahua po përhapin Salmonelën, si të veproni

24 Tetor 2021, 13:57 Nga DOSJA
Kini kujdes! Qepët e importuara nga Chihuahua po përhapin

SHBA– Mos blini ose hani qepë të freskëta të kuqe, të bardha ose të verdha nëse ato janë importuar nga Chihuahua, Meksikë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ka publikuar së fundmi një paralajmërim përmes të cilit u kërkon qytetarëve që të kontrollojnë qepët që blejnë pasi ato që janë importuar nga Chihuahua janë shkaktare për shpërthimin e infeksionit të Salmonelës në 37 shtete amerikane që ka infektuar më shumë se 650 njerëz.

Të dhënat epidemiologjike dhe gjurmuese tregojnë se një burim infeksionesh në këtë shpërthim janë qepët e plota të kuqe, të bardha dhe të verdha të importuara nga Chihuahua, Meksikë dhe të shpërndara në të gjithë Shtetet e Bashkuara nga ProSource Inc.

CDC këshillon njerëzit që nuk e dallojnë se ku është prodhuar apo importuar qepa, më mirë të mos  konsumojnë fare.  Intervistat me njerëz të sëmurë tregojnë se 75% e njerëzve kanë ngrënë ose ndoshta kanë prekur qepë të pagatuara ose pjata që ka pasur qepë të tilla përpara se të sëmureshin. Disa njerëz të sëmurë raportuan se hanin në të njëjtat restorante, duke treguar se ata mund të jenë pjesë e rrjetit që merr qepë nga Chihuahua.

Hetimet për shpërthimin e Salmonelës nisën pas një mostre me erëza restoranti të sekuestruar nga shtëpia e një personi të sëmurë. Sipas CDC qepët janë importuar për herë të fundit më 31 gusht, por mund të qëndrojnë deri në 3 muaj në ruajtje dhe mund të jenë ende në shtëpi dhe biznese.

Çfarë duhet të bëni:

Mos blini ose hani qepë të freskëta të kuqe, të bardha ose të verdha nëse ato janë importuar nga Chihuahua, Meksikë dhe janë shpërndarë nga ProSource Inc.

Hidhni çdo qepë të plotë të kuqe, të bardhë ose të verdhë që keni në shtëpi që nuk ka një ngjitëse ose paketim që tregon të dhënat e importit.

Lani sipërfaqet dhe enët që mund të kenë prekur qepët duke përdorur ujë të nxehtë me sapun.

Kontaktoni një ofrues të kujdesit shëndetësor nëse keni simptoma të rënda të Salmonelës  

Shumica e njerëzve të infektuar me Salmonela kanë diarre, ethe dhe ngërçe në stomak 6 orë deri në 6 ditë pas ngrënies së ushqimit të kontaminuar.

Sëmundja zakonisht zgjat 4 deri në 7 ditë dhe shumica e njerëzve shërohen pa trajtim.

Në disa njerëz, sëmundja mund të jetë aq e rëndë sa pacienti shtrohet në spital. Infeksioni i Salmonelës mund të përhapet nga zorrët në qarkullimin e gjakut dhe më pas në pjesë të tjera të trupit.

Fëmijët më të vegjël se 5 vjeç, të rriturit 65 vjeç e lart dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar kanë më shumë gjasa të përjetopjnë simptoma të rënda.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bakteri i salmoneles qepe me salmonele bakteri i salmoneles qepe me salmonele

Sondazh

Poll