Bota

Deklarata e fortë e Brnabic: Vrasja e Vuçiç ishte planifikuar prej kohësh

24 Tetor 2021, 12:37 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Brnabic: Vrasja e Vuçiç ishte planifikuar

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka shokuar me deklaratën e bërë sot ku tha se vrasja e presidentit të vendit, Aleksandër Vuçiç ishte planifikuar kohë më parë.

Sipas mediave serbe, duke folur për arrestimin e ish-sekretares shtetërore të MPB-së, Diana Hrkalnoviq, Brnabiç tha se nuk ka të mbrojtur nga qeveria.

Ajo tha se vrasja e Vuçiçit ishte planifikuar në zbulimin e Monumentit të Stefan Nemanjës në Beograd, më 27 janar të këtij viti, por nuk dha detaje.

“I gjithë rrëfimi ka qenë i tillë! Mendoj se kanë dashur ta vrasin para, gjatë dhe pas hapjes së monumentit të Stefan Nemanjës, por sot më duket se u prish ai rrëfim. Ne do të vazhdojmë hetimet dhe do të mos jini njerëz të mbrojtur, “ përfundoi Brnabiç.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ana brnabic aleksander vucic ana brnabic

Sondazh

Poll