Bota

KQZ nis numërimin e votave të diasporës, të martën pritet shpallja e rezultatit

24 Tetor 2021, 11:09 Nga DOSJA
KQZ nis numërimin e votave të diasporës, të martën

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka filluar numërimin e votave nga diaspora, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në total kanë mbërritur rreth 5 mijë e 700 pako, brenda të cilave janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime.

Gjatë vlerësimit të tyre janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Më shumë se gjysma e tyre janë refuzuar pasi janë dërguar nga persona që nuk kanë aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës (614) apo janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues (200). Ka edhe raste kur pako me fletëvotime është dërguar më shumë se një herë nga persona të njëjtë (168)”, tha Elezi në konferencë për media.

Sipas Elezit, KQZ-ja do të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave pasi të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, që sipas planifikimit do të numërohen të hënën, si dhe pasi të marrim konfirmimet nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll