Bota

11 qytetarë nga Shqipëria po kurohen në spitalin e Gjakovës ndaj Covid-19

24 Tetor 2021, 11:04 Nga DOSJA
11 qytetarë nga Shqipëria po kurohen në spitalin e Gjakovës

KOSOVË- Në qendrat e trajtimit mjekësor nga Covid-19 në Kosovë raportohet se po trajtohet dhe 11 qytetarë nga Shqipëria.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së të 11 pacientët shqiptar po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

11 qytetarë nga Shqipëria po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim nga COVID-19, janë 67 pacientë, prej tyre 28 me oksigjeno-terapi dhe 6 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”,-thuhet në njoftim.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim nga COVID-19, janë 67 pacientë, prej tyre 28 me oksigjeno-terapi dhe 6 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive,  3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 11   pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5  pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni 11 paciente shqiptar ne kosove koronavirusi ne kosove spitali i gjakoves 11 paciente shqiptar ne kosove koronavirusi ne kosove spitali i gjakoves

Sondazh

Poll