Bota

Rritja e rasteve me Covid, Austria paralajmëron masa të ashpra ndaj të pavaksinuarve

24 Tetor 2021, 11:35 Nga DOSJA
Rritja e rasteve me Covid, Austria paralajmëron masa të ashpra ndaj

AUSTRI– Njerëzit e pavaksinuar në Austri mund të përballen me kufizime të reja bllokimi nëse numri i rasteve të koronavirusit vazhdon të rritet, ka thënë kancelarja e Austrisë.

Sipas Guardian, lajmi erdhi pas një takimi të së premtes në mbrëmje midis Aleksandër Schallenberg, kancelarit dhe udhëheqësve të nivelit shtetëror për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj numrit të rasteve në rritje të shpejtë.

Pandemia nuk është ende në të shkuarën. Ne jemi gati të ngecim në një pandemi të të pavaksinuarve.”-tha Schallenberg.

Schallenberg njoftoi se nëse numri i pacientëve me Covid në njësitë e kujdesit intensiv arrin në 500, ose 25% e kapacitetit total të ICU të vendit, hyrja në biznese si restorante dhe hotele do të kufizohet për ata që janë vaksinuar ose shëruar nga virusi.

Nëse numri arrin në 600, ose një e treta e kapacitetit total të ICU, qeveria planifikon të vendosë kufizime për njerëzit e pavaksinuar. Në këtë rast, ata do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike. Aktualisht, numri i pacientëve me Covid në ICU është 220.

Javën e kaluar, Austria ka raportuar 20,408 raste të reja të virusit, sipas autoriteteve shëndetësore, duke e çuar mesataren 7-ditore në 228.5 për 100,000 njerëz. Një javë më parë, kjo shifër ishte 152.5 për 100,000 njerëz.

Megjithëse qeveria e Austrisë i ka inkurajuar qytetarët që të vaksinohen, përpjekjet janë ngadalësuar muajt e fundit, me 65.4% të popullsisë totale që ka marrë një dozë të vaksinës dhe 62.2% janë vaksinuar plotësisht.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aleksandër schallenberg koronavirusi në austri aleksandër schallenberg koronavirusi në austri

Sondazh

Poll