Bota

Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës, policia në kërkim të autorëve

24 Tetor 2021, 10:59 Nga DOSJA
Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës, policia në

KOSOVË– Dy kamionë janë djegur nga persona të panjohur në zonën e Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit të Policisë, persona të panjohur në Zubin Potok i kanë vënë zjarrin kamionit të të qytetari, i cili ishte i parkuar para shtëpisë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nga zjarri janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin të parkuar afër kamionit.

Ndërkohë, në Mitrovicën e veriut, një tjetër shtetas kosovar ka denoncuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin kamionit dhe veturës së tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.

Policia e Kosovës është duke hetuar të dyja rastet për zbulimin e motiveve dhe autorëve të ngjarjeve.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora digjen dy kamione ne mitrovice policia e kosoves digjen dy kamione ne mitrovice policia e kosoves

Sondazh

Poll