Politike

Bushka për dekretin e Metës: Presidenti u tha shqiptarëve ‘ju nuk do votoni’

13 Qershor 2019, 08:59 Nga DOSJA
Bushka për dekretin e Metës: Presidenti u tha shqiptarëve

TIRANË- Deputetja e PS, Klodilta Bushka në fjalën e saj në Kuvend tha se dekreti i Presidentit është antikushtetues dhe nuk mund të zbatohet. Ajo falenderoi dhe KQZ-në për vendimin që morën, duke rrëzuar dekretin e Metës.

“Presidenti nxorri një dekret dhe u tha shqiptarëve: ju nuk do votoni”, u shpreh Bushka.

Më tej depuetja socialiste tha se këtu ka vetëm një krizë të opozitës jashtë parlamentare, pasi Kuvendi po funksionon normalisht

“Palë me të është bërë dhe Presidenti dhe ka humbur besimin tonë që ai mundt ë qëndrojë ende në atë zyrë”, shtoi më tej depuetja socialiste.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati për shkarkimin e metës klodilda bushka ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 debati për shkarkimin e metës klodilda bushka ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2019, 08:35

Tiranë- Në seancën e sotme të Kuvendit është duke i diskutuar rezoluta për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.  Deputeti Lefter Maliqi ka replikuar në mënyrë të...