Aktualitet

“Po flamurin shqiptar e mori era?”, Rama me komentuesit: Ke parë ndonjëherë…

24 Tetor 2021, 06:14 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama së bashku me disa ministra ditën e djeshme mbërritën në Egjipt, ku zhvilluan një vizitë zyrtare. Rama u prit me një ceremoni zyrtare, por ajo që ra në sy dhe që u komentua, jo vetëm në rrjetet sociale ishte fakti që nuk dukej flamuri shqiptar. Kjo u vu re dhe nga komentuesit të cilët ia vunë në dukje Ramës. Kryeministri nuk nguroi të kthente përgjigje, duke thënë se nëse është parë ndonjëherë që të vendoset flamuri shqiptar në një ceremoni ushtarake.

“Po flamuri shqiptarë ku është e mori era?” shkruan një komentues në faqen e kreut të qeverisë.

“Ke parë ndonjëherë në vizitat e shtetasve të huaj në Shqipëri të vendoset flamuri i tyre në ceremoninë ushtarake të mirëseardhjes? Jo, sepse askund nuk vendoset, rregull elementar kudo në botë”, thotë kryeministri Rama.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama rama me komentuesit edi rama rama me komentuesit

Sondazh

Poll