Aktualitet

Atentat me kallashnikov në Fier! Qëllohet brenda makinës, vdes në spital Demir Backa

23 Tetor 2021, 18:53 Nga DOSJA
Atentat me kallashnikov në Fier! Qëllohet brenda makinës, vdes

FIER– Një atentat me kallashnikov ka tronditur Fierin! Demir Backa, pronar i lokal ‘Piazza’ në qendër të qytetit dhe një hoteli në Sarandë, është qëlluar teksa po qëndronte brenda makinës së tij të parkuar në zonën e njohur si ish-QTU. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 57-vjeçari është dërguar me shenja jete në spital, por në gjendje kritike. Thuajse një orë pasi u dërgua në spital, Backa ndërroi jetë për shkak të plumbave të marrë.

Po ashtu mësohet se edhe agresorët e kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje, pasi prej kohësh e ndiqnin nëpër qytet. Duke shfrytëzuar momentin që e kanë gjetur vetëm brenda mjetit tip “Audi” kanë shtënë ndaj tij me breshëri plumbash. Ndërkohë që Policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe ka ngritur postoblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve të plagosjes. Deri më tani, Policia ka gjetur një mjet të djegur në afërsi të fshatit Daullas, pranë spitalit Memorial të Fierit. 

Pranë mjetit që ende nxjerr tym janë afruar ekspertët e kriminalistikës, të cilët do të tentojnë që të gjejnë prova nga mjeti tip “Benz”. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i atentatit ndaj Backës, pasi i ndjeri deri më tani nuk raportohet si personazh problematik në qytet. Por i vëllai, Medi Backa ka qenë anëtar i bandës së “Pusit të Mezinit”, e ka mbetur i vrarë në masakrën e Levanit.

Në vitin 1997, 24 persona u vranë për 2 orë gjatë një përplasjeje me armë zjarri. Kjo ngjarje është një nga pistat kryesore, ku edhe po hetohet. Por nuk përjashtohet ndonjë konflikt i çastit apo probleme që mund të ketë pasur 57-vjeçari me bizneset e tij. Mbetet që ngjarja të zbardhet e plotë nga Policia dhe autorët të vendosën para drejtësisë. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

PISTA/ Vrasja e Demir Backës, përplasja me grupin në Tiranë nisi për një…ngacmim?!

Sot iu vra vëllai! Kush është Medi Backa, anëtari i bandës “Pusi i Mezinit”

U vra sot në Fier! Demir Backa, vëllai i ish-anëtarit të “Bandës së Fierit”

Nuk ia doli dot! U qëllua me kallashnikov, vdes në spital Agim Backa

Plotësohet SKEMA! Atentati në mes të Fierit, gjendet makina e djegur në Daullas

U qëllua brenda makinës së tij, identifikohet i plagosuri në Fier (EMRI)

Plagosje në Fier! Pamje nga vendi i ngjarjes, Policia rrethon zonën e krimit

Tronditet Fieri! Një person plagoset brenda makinës së tij, “Audi” ende në…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fier medi backa te shtena me arme ne fier vritet demir backa fier medi backa te shtena me arme ne fier vritet demir backa

Sondazh

Poll