Aktualitet

Aksident në Kuçovë! I riu me “Benz” përplas 40-vjeçarin, dërgohet në spital

24 Tetor 2021, 05:21 Nga DOSJA
Aksident në Kuçovë! I riu me “Benz” përplas

KUÇOVË– Mbrëmjen e djeshme një i ri me mjet tip ‘Benz’ ka aksidentuar një këmbësor te Terminali në Kuçovë. Policia bën me dije se 40-vjeçari i plagosur është dërguar në Spitalin e Beratit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë ndalimin e 19-vjeçarit, ndërkohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 19:30, tek Terminali, Kuçovë, shtetasi B.S.,19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Y.U., 40 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident ne kuçove kucove aksident aksident ne kuçove kucove

Sondazh

Poll