Bota

Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, në dokument zyrtar i referohet si “Republikë”

23 Tetor 2021, 17:07 Nga DOSJA
Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, në dokument zyrtar i

KOSOVË– Ish-ministrja e Punëve të Jashtme për Kosovën, Meliza Haradinaj Stublla ka publikuar në profilin e saj në Twitter një dokument zyrtar, në të cilin Rusia i referohet Kosovës si Republikë. Dje ambasada ruse ne Beograd tha pas shpalljes ‘non grata’ të dy rusëve, se nuk e njohin si republikë Kosovën, sot ish-ministrja provon te kundërtën. Rusët nuk i njohin pavarësinë Kosovës, por e cilesojne si “Republikë” në dokumentat e tyre.

“Nëse Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë pse ky shënim verbal i 27 nëntorit të vitit të kaluar i referohet ministrisë së Jashtme të “Republikës” së Kosovës dhe jo UNMIK-ut. Vë bast se kjo konfirmon se Rusia tanimë i ka pranuar organet e ligjshme të Kosovës” shkruan Haradinaj.

 

If #Russia doesn’t recognise ??’s independence, then why this note verbale on Nov 27 last year addressed the Republic of #Kosovo’s @MFAKOSOVO and NOT #UNMIK?’

I bet this confirms ?? has already accepted ??’s legal powers ? https://t.co/d65lLKsYit pic.twitter.com/k1l7XrrDO4

— Meliza Haradinaj – Stublla (@MelizaHaradinaj) October 22, 2021

Rusia, së bashku me Kinën, janë ndër vendet të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Mes vendeve të BE, që vijojnë të kenë këtë qëndrim gjithashtu, janë Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dokumenti rus meliza haradinaj stublla republika e kosoves rusia dokumenti rus meliza haradinaj stublla republika e kosoves rusia

Sondazh

Poll