Bota

Bllokoi anijen me emigrantë, nis gjyqi ndaj Matteo Salvinit, rrezikon 15 vite burg

23 Tetor 2021, 15:42 Nga DOSJA
Bllokoi anijen me emigrantë, nis gjyqi ndaj Matteo Salvinit, rrezikon 15

ITALI– Ish-ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka dalë në gjyq në Sicili, pasi akuzohet për ndalimin e ankorimit të një varkë emigrantësh në gusht të vitit 2019. Salvini mbylli portet për anijet e shpëtimit, duke lënë dhjetëra emigrantë të bllokuar në një anije spanjolle shpëtimi për tre javë në kushte të vështira për të jetuar.

Gjatë seancës së sotme, Salvini tha se ai po mbronte politikën e qeverisë së tij të “porteve të mbyllura”. Por bllokimi i tij i anijes shkaktoi një protestë dhe një ndarje serioze në qeverinë e koalicionit në atë kohë.

Aq sa në korrik të vitit të kaluar, Senati votoi për heqjen e imunitetit të tij parlamentar në mënyrë që të gjykohej. Ai mund të dënohet me 15 vite burg nëse shpallet fajtor. Ndërkohë që seanca e radhës për Salvinin, i cili mbante edhe postin e zv.kryeministrit është caktuar për në 17 dhjetor. Megjithatë nuk dihet nëse në këtë datë do të merret vendimi për të.

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni gjyqi ndaj matteo salvinit matteo salvini gjyqi ndaj matteo salvinit matteo salvini

Sondazh

Poll