Bota

Surpriza e bukur! Harrison Ford humb kartën e kreditit, ia kthen djali i Borsellinos

23 Tetor 2021, 16:54 Nga DOSJA
Surpriza e bukur! Harrison Ford humb kartën e kreditit, ia kthen djali i

ITALI– Aktori i njohur Harrison Ford humbi portofolin e tij gjatë xhirimeve të një filmi, të cilat po zhvilllohen në Palermo të Italisë.

Aktori u njoh nga banorët e zonës, të cilët iu sulën për të bërë nga një foto me të, aq sa ai u detyrua që të kërkonte “strehim” në një klub në qytezë. Aty edhe humbi kartën e tij të kreditit.

Por sendi u gjet nga një burrë që ia dorëzoi oficerëve të policisë. Drejtori i komisariatit, Manfredi Borsellino, djali i gjyqtarit Paolo, i vrarë në masakrën në via D’Amelio, së bashku me dy policë, e arritën dhe i ktheu kartën e kreditit aktorit të njohur.

Paolo Borsellino ishte miku i ngushtë por edhe bashkëpunëtori i Giovanni Falcones, dy magjistratët që luftuan me bandat famëkeqe të Siçilisë, duke sakrifikuar edhe jetën e tyre.

Marrë nga Ansa.it

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni harrison ford harrison ford ne itali itali manfredi borsellino harrison ford harrison ford ne itali itali manfredi borsellino

Sondazh

Poll