Bota

Presidenti Erdogan: 10 ambasadorë perëndimorë në Truqi do të shpallen non-grata

23 Tetor 2021, 14:35 Nga DOSJA
Presidenti Erdogan: 10 ambasadorë perëndimorë në Truqi do

TURQI– Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se ka udhëzuar ministrin e Jashtëm turk që të shpallë persona non-grata ambasadorët e 10 vendeve në Turqi pas deklaratës së tyre që kërkonin lirimin e Osman Kavalës.

“Kam urdhëruar ministrin tonë të jashtëm që të shpallë persona non grata këta 10 ambasadorë sa më shpejt të jetë e mundur” tha Erdogan.

Këtë të hënë ambasadorët e 10 vendeve si, SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Finlanda, Danimarka, Gjermania, Holanda, Zelandë e Re, Norvegjia dhe Suedia, kërkuan në një deklaratë të përbashkët lirimin e Kavalës. Ministria e Jashtme e Turqisë thirri të martën ambasadorët e këtyre vendeve , duke i akuzuar për ndërhyrje në procesin gjyqësor turk. Kavala, një biznesmen turk, është burgosur prej katër vjetësh për rolin e tij të dyshuar në protestat e parkut Gezi të vitit 2013 dhe trazirat pasuese.

Burimi: DailySabah

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota 10 ambasadore non-grata osman kavala rexhep tajip erdoan 10 ambasadore non-grata osman kavala rexhep tajip erdoan

Sondazh

Poll