Bota

“Nuk jemi ende mjaftueshëm”, Merkel iu bën thirrje grave të përfshihen në politikë

23 Tetor 2021, 17:26 Nga DOSJA
“Nuk jemi ende mjaftueshëm”, Merkel iu bën thirrje grave

GJERMANI– Kancelarja në ikje e Gjermanisë, Angela Merkel iu bëri thirrje grave të përfshiheshin më shumë në politikë, gjatë një interviste me një media gjermane. Ajo theksoi se nëse një parti politike dëshiron të jetë një parti e madhe dhe popullore, duhet të tërheqë më shumë gra në rradhët e saj.

“Akoma nuk kemi arritur të përfshijmë mjaftueshëm gra në politikë. Ne duhet të punojmë që gratë të kenë më shumë konfidencë përgjithësisht, sepse edhe nëse ka gra prezente, nuk është se grinden për të marrë drejtimin e partisë. Unë mundem vetëm tu bëj thirrje grave të përfshihen sa më shumë. Të pasurit vetëm burra, thjesht nuk përshtatet më me këtë kohë,” tha Merkel.

Merkel, e para grua kancelare e shtetit të Gjermanisë, shmangu prej kohësh paraqitjen e saj si feministe dhe ishte e ngadaltë në mbështetjen e politikave të shtyra nga feministët, si kuotat e sallës së këshillit për gratë. Megjithatë, në vitin 2018 ajo bëri presion publikisht CDU për të tërhequr më shumë gra në radhët e tyre.

Burmi: DW 

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota angela merkel grate ne politike merkel thirrje grave angela merkel grate ne politike merkel thirrje grave

Sondazh

Poll