Bota

“Fashizëm dixhital”, presidenti Erdogan: Mediat sociale kërcënim për paqen shoqërore

23 Tetor 2021, 14:46 Nga DOSJA
“Fashizëm dixhital”, presidenti Erdogan: Mediat sociale

TURQI– Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë ditën e djeshme se moskontrolli i platformave të mediave sociale është bërë kërcënues për paqen sociale dhe sigurinë e shtetit. Ai deklaroi se miliona njerëz “të pambrojtur” në të gjithë botën janë në depresion për shkak të lajmeve të rreme dhe të shtrembëruara, duke pësuar trauma serioze. Në Stamboll po mbahet Forumi Mediatik i Këshillit Turk me temën “E kaluara e rrënjosor, e ardhmja e fortë”. Erdogan tha se shpresonte që takimi tre ditor të përforconte solidaritetin mes shteteve mbi median, për të cilën tha që është ndër më të keqpërdorurat.

“Platformat e mediave sociale, ku nuk ka kontroll apo vetëkontroll, janë bërë kërcënim për demokracinë, paqen sociale dhe sigurinë kombëtare të shteteve sot. Ne nuk mund t’i besojmë ndërgjegjes dhe etikës profesionale të atyre që vazhdimisht na japin mësime për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe lirinë nga një këndvështrim orientalist. Ashtu siç nuk mbështetemi tërësisht tek të huajt në industrinë e mbrojtjes dhe çështjet ushtarake, nuk mund t’ua lëmë çështjen e komunikimit të tjerëve,” u shpreh presidenti turk.

Erdogan u kërkoi bashkëkombasve të marrin në dorë çështjet lidhur me median dhe komunikimin. Ai tha se duhet të merrnin iniciativën në këtë drejtim, të ndanin përvojën, të bashkonin forcat dhe të kërkonin mënyra për të përdorur sa më efektivisht mundësitë e tyre. Presidenti turk theksoi se asnjë vend apo shoqëri, pavarësisht nëse është e zhvilluar apo jo, nuk është e lirë nga “efekti shkatërrues i fashizmit dixhital” dhe shtoi se bota turke vuan nga “standardet e dyfishta” të mediave ndërkombëtare.

“Sidomos qëndrimi hipokrit që dëshmuam gjatë luftës së dytë të Karabakut, e cila zgjati për 44 ditë, zbuloi rëndësinë e çështjes për vendet tona. Masakra dhe sulmet me raketa balistike të ushtrisë armene që synonin civilët (në Azerbajxhan) nuk u përmendën kurrë në atë periudhë. Duke folur për pavarësinë dhe objektivitetin e tyre, mediat ndërkombëtare vepruan si agjencia zyrtare e lajmeve në Armeni” tha Erdogan.

Presidenti turk përfundoi duke thënë se lufta e Karabakut nuk ishte as shembulli i parë dhe as i fundit i një embargoje të shtypit sipas tij, kundër fakteve për vendet e botës turke.

Burimi: Hurriyet DailyNews

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota erdogan forumi mediatik i keshillit turk mediat sociale erdogan forumi mediatik i keshillit turk mediat sociale

Sondazh

Poll