Bota

Covid në Kosovë, asnjë vdekje dhe 16 raste të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

23 Tetor 2021, 13:54 Nga DOSJA
Covid në Kosovë, asnjë vdekje dhe 16 raste të infektuar

KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 16 raste me Covid-19. Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë e cila gjithashtu informon se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Gjithashtu raportohet se 33 qytetarë janë shëruar, ndërkohë që 464 raste janë aktive në gjithë vendin.

Njoftimi i Plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:  Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.  Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184. Në total numri i rasteve aktive është 464.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll