Bota

Bilanci/ 1 i plagosur dhe 9 arrestime nga ngjarjet në Selanik

23 Tetor 2021, 10:08 Nga DOSJA
Bilanci/ 1 i plagosur dhe 9 arrestime nga ngjarjet në Selanik

GREQI- Një i plagosur, tre automjete të dëmtuara dhe nëtnë të arrestuar, ky është bilanci i incidenteve që kanë nodhur mbrëmjen e kaluar në Selanik. Protothema shkruan se gjithçka filloi kur një grup personash të maskuar hodhën gurë dhe kokteje molotov mbi forcat e policisë rreth Konsullatës Turke në rrugën Agiou Dimitriou.

Policia i zmbrapsi dhe më pas këta persona hynë në ambientet e Universitetit Aristoteli të Selanikut, për të vazhduar me bomba të reja molotovi kundër policisë. Incidentet dhe rrëshqitjet kanë shkaktuar dëme në tre automjete të parkuara në zonë. Gjatë episodeve, në Universitetin Aristotel të Selanikut, pati një përleshje mes njerëzve dhe një të huaji që kalonte, duke rezultuar në plagosjen e tij.

LAJMI KRYESOR: Sulm ndaj konsullatës turke në Selanik, 50 persona shkaktojnë ‘terror’

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni agiou dimitriou agiou dimitriou

Sondazh

Poll