Bota

Varianti i ri i Covid, Delta Plus më i rrezikshëm se normali

23 Tetor 2021, 12:42 Nga DOSJA
Varianti i ri i Covid, Delta Plus më i rrezikshëm se normali

ANGLI- Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë me dije se një formë e re e mutuar e Covid që quhet “Delta Plus” mund të përhapet më lehtë se Delta e zakonshme. BBC shkruan se Agjencia e Sigurimit Shëndetësor (UKHSA) e ka vendosur variantin e ri në kategorinë “variant nën hetim”.

Por ende nuk ka dëshmi në lidhje me rrezikshmërinë e Covid, ndërkohë që shkencëtarët janë të bindur se vaksinat ekzistuese mund të funksionojnë kundrejt këtij varanti. Edhe pse Delta e rregullt ende përbën shumicën e infeksioneve Covid në MB, rastet e “Delta Plus” ose AY.4.2 kanë ardhur në rritje. Të dhënat e fundit zyrtare sugjerojnë se 6% e rasteve me Covid janë të këtij lloji.

“Kjo nën-linjë është bërë gjithnjë e më e zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar muajt e fundit, dhe ka disa dëshmi të hershme që mund të ketë një normë rritjeje në Mbretërinë e Bashkuar në krahasim me Delta,” tha UKHSA.

Ka mijëra lloje të ndryshme ose variante të Covid-it që qarkullojnë në të gjithë botën. Viruset pësojnë mutacion gjatë gjithë kohës, kështu që nuk është për tu habitur të shohim daljen e versioneve të reja.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota delta plus mutacioni i ri i covid ukhsa delta plus mutacioni i ri i covid ukhsa

Sondazh

Poll