Politike

VD-Berisha ka frikë nga vettingu? Basha: Ka firmosur në 2018, është fakt

23 Tetor 2021, 12:04 Nga DOSJA
VD-Berisha ka frikë nga vettingu? Basha: Ka firmosur në 2018,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke ju përgjigjur deklaratave të ish-kreut të PD-së Sali Berisha i cili është kundër vettingut politik të propozuar nga Basha, tha se kjo është një nismë e propozuar një vitin 2018. Gjatë konferencës me gazetarët, Basha tha se ka qënë Berisha ai i cili ka firmosur dhe se të gjitha ndryshimet janë në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Pyetje: Berisha ka thënë një ditë më parë se Basha është përdorur nga Rama për të çuar vetingun e politikanëve në parlament. A ka frikë Berisha nga vetingu apo nisma nuk është e duhur?

Basha: Nisma jonë nuk është javës së kaluar. Kjo është e vitit 2018. Në vitin 2018 i gjithë grupi parlamentar ka dhënë firmën në kuvend, edhe zBerisha, për vetingun e politikanëve. Pas kësaj Edi Rama, për te vonuar procesin kërkoi dërgimin në komisionin e Venecias. Ne pranuam, dhe Komisioni solli një përgjigje që e kemi publikuar. Ne tani kemi marrë të njëjtin propozim dhe kemi reflektuar kërkesat e Venecias. Unë i qëndroj firmës time të 2018, nëse dikush tjetër ka ndryshuar menidm është ccështje dikujt tjetër. Konfirmojmë atë që kemi kërkuar nga viti 2018 por të plotësuar me të gjitha kërkesat e Venecias. Ka zero tërheqje nga amanendamentet. Ky është akt që kërkon masë të plotë sinqeriteti. Prandaj ju kam thënë që vetingu të fillojë nga unë. Që të ketë besueshmëri dhe të kryhet sipas Venecias nuk duhet të përjashtojë askënd, por as nuk mund të kryhet në forma që shkatërron besimin te vetingu. Ne kerkojmë veting të vërtetël. Nuk kemi frikë nga asnjë kontroll i thelluar. Mirëpkuptoj frikën e kundërshtarit politik, por po i them atë që po i thashë para një javë, nuk bëhet për interesa tona politike. Prandaj të fillojë nga unë i pari.

LAJMI KRYESOR: Basha: Berishës nuk i kam hyrë në hak! Nuk ka fuqi të thërrasë Kuvendin (DEKLARATAT)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me gazetaret 23 tetor 2021 lulzim basha basha me gazetaret 23 tetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll