Politike

VD-Basha: Komisionet hetimore mund të vonohen, por nuk pengohen dot!

23 Tetor 2021, 11:36 Nga DOSJA
VD-Basha: Komisionet hetimore mund të vonohen, por nuk pengohen dot!

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme përballë gazetarëve se komisionet hetimore të kërkuara nga PD mund të vonohen por nuk do të pengohen. Ai u shpreh se për komisionin ‘Beccheti’ Rama është treguar i prerë duke thënë se vendimi është i mbuluar nga konfidencialitetet. Basha shton se pretekstet e Ramës janë naive dhe acaruese për qytetarët.


‘Ngritja e dy komisioneve të tjera, për inceneratorët dhe Bechetin, po vonohen momentalisht nga pakica në pushtet, me pretekste sa naivie, po aq acaruese për qytetarët që e dinë mirë se çfarë fshihet pas tyre. Megjithatë, mund të vonojnë ngritjen e tyre, por nuk e pengojnë dot atë.E nëse për mafien e inceneratorëve po kërkojnë riformulim të kërkesës tonë, në përpjekje për ta kthyer atë që duhet të jetë një komision hetimor, në një pseudo-grup pune për mjedisin, ndërkohë Rama shantazhoi jo më larg se dje krerët e bashkive për t’i çuar mbetjet te inceneratorët me pronarë offshore, për të furnizuar me paratë e qytetarëve llogaritë bankare në parajsat fiskale.Për komisionin Becheti, Edi Rama u tregua i prerë, duke na thënë se duhet ta harrojmë ngritjen e tij, sepse sipas Edi Ramës vendimi është i “mbuluar nga konfidencialiteti” dhe publikimi i tij dëmton interesat e Shqipërisë…’- u shpreh Rama.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me gazetaret 23 tetor 2021 basha me gazetaret 23 tetor 2021

Sondazh

Poll