Politike

VIDEO-Basha: Berisha nuk ka fuqi mbi statutin, nuk e bunkerizon dot Partinë

23 Tetor 2021, 12:17 Nga DOSJA
VIDEO-Basha: Berisha nuk ka fuqi mbi statutin, nuk e bunkerizon dot Partinë

TIRANË– Në konferencën për shtyp pasditen e sotme, Lulzim Basha u pyet pse nuk e mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së nëse Berisha bën firmat. Në lidhje me deklaratën e ish kryeministrin Berisha se javën e ardhshme do të shpallë datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, Basha theksoi se Sali Berisha nuk ka asnjë fuqi për të thirrur asnjë institucion të partisë.

Ai tha se Sali Berisha nuk ka asnjë mbifuqi mbi statutin e partisë për të mbledhur Kuvendin Kombëtar me struktura paralele dhe për ta kthyer PD-në një bunker për hallin e tij.


“Sali Berisha nuk ka asnjë mbifuqi mbi statutin e Partisë Demokratike. Shqipëria dhe shqiptarët kanë halle të tjera dhe problematike të tjera. Statuti i PD e thotë qartë Institucione paralele dhe bunker nuk thërras dot. Kushdo qoftë nëse ka çështje për diskutim t’i drejtohet institucioneve të partisë dhe jo bunkerit”, është shprehur Basha.

LAJMI KRYESOR: Basha: Berishës nuk i kam hyrë në hak! Nuk ka fuqi të thërrasë Kuvendin (DEKLARATAT)

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me gazetaret 23 tetor 2021 lulzim basha basha me gazetaret 23 tetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll