Aktualitet

Konflikt mes afganëve në Shëngjin, gruaja plagos burrin me thikë

23 Tetor 2021, 11:32 Nga DOSJA
Konflikt mes afganëve në Shëngjin, gruaja plagos burrin me

SHËNGJIN- Një konflikt mes afganëve që kanë ardhur në Shqipëri, pas marrjes në kontroll të Afganistanit nga talebanët, ka ndodhur në vendin tonë. Mësohet se konflikti ka ndodhur në Shëngjin, ku dhe janë strehuar nëpër hotele, ndërkohë që 1 person është i plagosur.

Në konflikt kanë marrë pjesë dy persona, një grua dhe një burrë. Bëhet me dije se gruaja ka goditur partnerin me thikë, i cili pas lëndimeve që ka marrë është transportuar për në spitalin e Lezhës. Ndërkohë që gruaja është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e saj, ndërkohë që ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në Shëngjin, Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur, dyshohet me mjet prerës, bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet afganet ne shqiperi konflikt mes afganeve ne vend afganet ne shqiperi konflikt mes afganeve ne vend

Sondazh

Poll