Aktualitet

Konflikt në familje, djali plagos me mjet prerës babain në Fier

23 Tetor 2021, 11:18 Nga DOSJA
Konflikt në familje, djali plagos me mjet prerës babain në Fier

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Fier. Mësohet se djali, i cili dyshohet se është me probleme të shëndetit mjekësor pas një konflikti me babanë e tij ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar atë. 47-vjeçari me iniciale S.V është arrestuar pas ngjarjes, ndërkohë që babai i tij 80 vjeç me iniciale D.V është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë: 

Fier/Informacion paraprak Plagosi me mjet prerës (thikë) babain e tij, Policia kap dhe shoqëron autorin. Pas marrjes së njoftimit se në Levan kishte ndodhur një konflikt në familje dhe për pasojë djali kishte plagosur babin e tij me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç. Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet konflikt ne familje policia e fierit konflikt ne familje policia e fierit

Sondazh

Poll