Aktualitet

Moti i keq shkakton rrëshqitje dherash në rrugë, situata problematike në Kukës

23 Tetor 2021, 09:43 Nga DOSJA
Moti i keq shkakton rrëshqitje dherash në rrugë, situata

KUKËS- Reshjet e shiut të rëna gjatë natës në zonën verilindore të vendit kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në rrugë. Një situatë e tillë ka ndodhur edhe në qytetin e Kukësit, ku akset problematike paraqiten ato që lidhin zonat rurale me qytetin.

Rruga nacionale Kukës-Shishtavec sot ishte nën prezencën e rrezikut të rënieve të gurëve dhe vërshimit të ujërave. Segmenti më problematik në këtë aks paraqitet nga “Ura e Koloshit”-Shishtavec. Në shumë pjesë të këtij segmenti ka prani të vazhdueshme të gurëve dhe dherave, çka vështirëson lëvizjen e rreth 15 mijë banorëve të Njësive Asministrative Zapod, Topojan e Shishtavec. Në videon e mëposhtme e publikuar nga Fax Web, shihet pjesa nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve në rrugë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rreshqitje dheu ne rruge situata problematike ne kukes rreshqitje dheu ne rruge situata problematike ne kukes

Sondazh

Poll