Bota

Gabimi fatal i Alec Baldwin, çfarë duhet të dimë për armët dhe plumbat e rremë

22 Tetor 2021, 17:37 Nga DOSJA
Gabimi fatal i Alec Baldwin, çfarë duhet të dimë për

SHBA– Alec Baldwin, aktori i famshëm amerikan qëlloi sot aksidentalisht me një armë ‘lodër’ kinematografen, Halyna Hutchins dhe regjisorin e filmit, Joel Souza. Fotografja 42-vjeçare nuk mundi të mbijetonte, ndërsa Souza raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Incidente të tilla janë të rralla dhe lajmet kanë shqetësuar industrinë e filmit. Përdorimi i armëve të zjarrit në grup është subjekt i standardeve të rrepta të sigurisë. Pavarësisht se duken të padëmshme, si armët mbështetëse ashtu edhe fishkët manovër mund të jenë të rrezikshme.

Çfarë është një armë ‘lodër’?

“Blanks” (boshllëqe ose fishekë manovër) përdorën në industrinë e filmit për të imituar municionet reale. Arsyeja pse janë kaq bindëse është sepse në thelb, janë plumba të vërtetë të modifikuar. Plumbat modernë janë të përbërë nga një fishek, që mbulohet nga një predhë mbrojtëse, e cila përmban një pluhur shtytës. Në momentin që arma qëllon, ajo ndëz shtytësin, duke shkrepur kështu plumbin e ngjitur në pjesën e përparme të predhës. Në vend të një predhe metalike ‘blanks’ kanë materiale të tilla si: pambuku ose letra të ngjitura në pjesën e tyre të përparme.

Një armë ‘lodër’ (ose mbështetëse) mund të vijojë nga armët jo-funksionale deri tek armët lodra për fëmijë, por shpesh ajo nënkupton një armë të adaptuar për të përdorur ‘blanks’. Këto të fundit, e bëjnë goditjen e armës të duket njejtë me atë të një plumbi të vertëetë.

Si mund të përdoren këto armë në mënyrë të sigurtë?

Gjatë xhirimeve të filmave, rregullat për përdorimin e këtyre armëve janë tepër strikte.

“Ka masa themelore sigurie në cdo grup pune. Kurrë nuk i duhet drejtuar një armë dikujt edhe nëse nuk është një armë zjarri,” tha Mike Tristano, armëpunues, i cili ka punuar me Alec Baldwin në të kaluarën.

“Nëse jeni në vijë të parë, duhet të mbani maskë për fytyrën, syze dhe duhet të qëndroni pas një ekrani ‘Perspex’, si dhe të minimizoni numrin e njerëzve prapa kamerës,” informoi Steven Hall.

Incidente të tilla kanë ndodhur edhe më parë

Brandon Lee, djali i legjendës së arteve marciale, Bruce Lee, vdiq në moshën 28-vjeçare në vitin 1993 gjatë xhirimeve të filmit The Crow, kur një armë mbështetëse, e cila gabimisht kishte një plumb të mbushur në të u qëllua drejt tij. Pas qëllimit me armën lodër vetëm kur ai nuk u ngrit në fund të skenës, ata që ishin në shesh e kuptuan se diçka nuk shkonte. Në një tjetër incident, në vitin 1984, aktori amerikan Jon-Erik Hexum filloi të bënte shaka në xhirimet e një shfaqje televizive pasi ishte i frustruar nga vonesat. Ai mbushi një revolver me “Blanks”, e vuri armën në tëmth dhe qëlloi. Ndryshe nga Lee, ai nuk u vra nga një predhë, por forca e shpërthimit qe mjaftueshëm e madhe sa për të thyer kafkën e tij. Ai vdiq ditë më vonë në spital.

Ndërkohë, hetimet për tragjedinë e ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Rust” janë në vazhdim. Ende nuk dihet se çfarë shkoi keq. Alec Baldwin tha në një deklaratë se nuk e përshkruante dot sa i tronditur dhe i trishtuar ishte. 

Përshtatur nga BBC

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI gjatë filmit! Alec Baldwin vret gabimisht fotografen, plagos regjisorin

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota alec baldwin arme loder tragjedi ne filmin rust alec baldwin arme loder tragjedi ne filmin rust

Sondazh

Poll