Bota

Festat “Bunga Bunga”, Berlusconi lirohet nga akuzat për lidhjen me 17-vjeçaren Ruby

22 Tetor 2021, 18:02 Nga DOSJA
Festat “Bunga Bunga”, Berlusconi lirohet nga akuzat për lidhjen

ITALI– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, është liruar këtë të enjte nga akuzat se i ka dhënë ryshfet një dëshmitari, në lidhje me një çështje penale të prostitucionit të të miturve me të cilën u përball në vitin 2013. Berlusconi, themeluesi dhe lideri i partisë konservatore Forza Italia, u akuzua se kishte paguar një dëshmitar për të bërë deklarata të rreme për festat e tij famëkeqe të quajtura Bunga Bunga me vajza të reja. Sipas mediave të huaja, prokurori i kishte kërkuar gjykatës së Sienës dënimin me 4 vite burg.

“Kam folur me Berlusconin pak më parë dhe ai është shumë i lehtësuar dhe i kënaqur”, tha avokati i tij Federico Cecconi.

Në vitin 2013, Berlusconi u shpall fjator për pagesën kundrejt seksit të Karima El Mahroug (Ruby Rubacuori), një balerinë 17-vjeçare në një klub nate, përpara se Gjykata e Apelit të rrëzonte vendimin. Ai u akuzua se kishte paguar Danilo Mariani për të dëshmuar në favor të tij, i cili tha në gjykatë se kontakti i vetëm fizik i Berlusconit me mysafiret e tij femra ishte shtrëngimi i duarve. Gjykata në Siena nuk mundi të provonte se Berlusconi e kishte paguar dëshmitarin për të gënjyer në favor të tij, ndaj vendosi që ai të lirohej. Momentalisht, Berlusconi po përballet me dy raste të tjera të korrupsionit në Milano dhe Romë. Gjyqet do të zhvillohen në gjykata të ndryshme sipas vendndodhjes së bankave që kanë marrë ryshfetet e supozuara.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni berlusconi lirohet nga akuzat bunga bunga silvio berlusconi berlusconi lirohet nga akuzat bunga bunga silvio berlusconi

Sondazh

Poll