Bota

DASH: Të implementohet marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe

22 Tetor 2021, 16:38 Nga DOSJA
DASH: Të implementohet marrëveshja për Asociacionin e Komunave

KOSOVË- Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i respektojnë zotimet e tyre për implementimin e marrëveshjeve paraprake, përfshirë këtu edhe Asociacionin e Komunave Serbe. Gazeta Ekspress shkruan se sipas tij është thelbësore që Kosova dhe Serbia të respektojnë zotimet e tyre.

“Është thelbësore për Kosovën dhe Serbinë të respektojnë zotimet e tyre duke implementuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Kjo përfshin edhe Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Tutje në përgjigje thuhet se SHBA-ja nuk ka ndonjë përshkrim për mënyrën se si duhet të zbatohet marrëveshja për Asociacionin apo ndonjë tjetër marrëveshje dhe se kjo çështje është subjekt i asaj se si palët janë marrë vesh mes vete.

“Ne nuk japim ndonjë përshkrim se si kjo marrëveshje, apo ndonjë tjetër, duhet të implementohet. Teknikalitetet e implementimit janë subjekt i marrëveshjes mes palëve”, ka thënë ai.

Deri më tani qeveria Kurti ka deklaruar se nuk do të implementohet asosacioni i Komunave me shumicë serbe. Ndërkohë pala serbe është duke bërë përgatitje që çështja e Asociacionit të jetë pika e radhës që do të diskutohet gjatë takimit të radhës në Bruksel

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dash dialogu kosove-serbi asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dash dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2021, 12:44

KQZ-ja jep të dhënat mbi votën e diasporës

KOSOVË- Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka deklaruar se KQZ-ja ka përfunduar punën për vl...