Bota

TRAGJEDI gjatë filmit! Alec Baldwin vret gabimisht kinematografen, plagos regjisorin

22 Tetor 2021, 05:47 Nga DOSJA
TRAGJEDI gjatë filmit! Alec Baldwin vret gabimisht kinematografen, plagos

SHBA– Një tragjedi ka ndodhur gjatë xhirimit të filmit ‘Rust’ i cili po zhvillohej në New Mexico. Provat e filmit lanë pas 1 të vdekur dhe një tjetër person të plagosur. Ishte aktori i njohur Alec Baldwin, producenti dhe aktori i filmit i cili qëlloi me armë mbi kinematografen dhe plagosi një person tjetër. Baldwin mendoi se arma që kishte në dorë ishte ‘lodër’ mirëpo gabimisht ajo ishte e mbushur dhe i mori jetën Halyna Hutchins, drejtores së fotografisë. I plagosur ka mbetur Joel Souza, 48 vjeç, regjisori i filmit.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi t’i shpëtojë dëmtimeve ndërkohë që regjizori ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Hutchins ishte nga Ukraina dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik. Ajo studioi gazetari në Kiev, dhe film në Los Anxhelos, dhe u emërua një “yll në rritje” nga revista amerikane Kinematograf në vitin 2019. Ajo ka qënë drejtore e fotografisë për filmin aksion Archenemy 2020, me regji të Adam Egypt Mortimer.

“Jam shumë i trishtuar për humbjen e Halyna. Dhe kaq i indinjuar që kjo mund të ndodhë në një set,” tha zoti Mortimer në një postim në Twitter.

I’m so sad about losing Halyna. And so infuriated that this could happen on a set. She was a brilliant talent who was absolutely committed to art and to film. ❤️ pic.twitter.com/vcdFqHsGA0

— Adam Egypt Mortimer (@adamegypt) October 22, 2021

Gazeta lokale meksikane, The Santa Fe New Mexican raporton se aktori 68-vjeçar Baldwin është parë i përlotur jashtë komisariatit të policisë. Ende nuk dihet se si do të vijojnë procedimet, nëse ai do të arrestohet dhe për sa vite.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Video/ U vra gabimisht nga Baldwin, çfarë postoi dy ditë më parë fotografja Hutchins

PIKËPYETJET e vrasjes në setin e filmit! Rrjeti ndahet ‘pro&kundër’ aktorit Baldwin

VD: Arrestime, bullizim ndaj vajzës së tij dhe vrasje! Incidentet e Alec Baldwin

Ironia/ Vrau aksidentalisht në sheshxhirim, çfarë shkruante Baldwin në Twitter

‘E talentuar dhe dinamike’, fotografja që u vra nga Baldwin në sheshxhirim

PROFIL- Kush është Alec Baldwin, autori i tragjedisë në sheshxhirimin e filmit

Vrau gabimisht fotografen gjatë filmit, Alec Baldwin shfaqet i përlotur

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota showbiz alec baldwin halyna hutchins shba tragjedi gjate filmit tragjedi ne filmin rust alec baldwin halyna hutchins shba tragjedi gjate filmit tragjedi ne filmin rust

Sondazh

Poll