Bota

VD: Arrestime, bullizim ndaj vajzës së tij dhe vrasje! Incidentet e Alec Baldwin

22 Tetor 2021, 14:11 Nga DOSJA
VD: Arrestime, bullizim ndaj vajzës së tij dhe vrasje! Incidentet e

SHBA– Xhirimet e një skene nga filmi i ri me aktorin Alec Baldwin në Santa Fe të SHBA-së, patën një fund tragjik, duke sjellë vdekjen e drejtoreshës së fotografisë Halina Hutchins dhe plagosjen e regjisori Joel Souzat. Aksidenti ndodhi në “Bonanza Creek Ranch”, gjatë mesditës së sotme, por ky nuk është incidenti i parë që ndodh në jetën e aktorit. Natyra e tij shpërthyese ka preokupuar shpesh autoritetet.

Në 1995, aktori amerikan u arrestua në aeroportin e Los Angeles, pasi sulmoi një fotograf, i cili po fotografonte asokohe gruan e tij, Kim Basinger dhe vajzën e tij 3-vjeçare.

Në vitin 2007, ai kërkoi falje publikisht kur doli në dritë një mesazh audio ku ai e përshkruante vajzën e tij si “derr i vrazhdë dhe i pamatur”.

Në Dhjetor 2011, ndërsa hipte në një aeroplan në Aeroportin e Los Anxhelosit, një stjuardesë i kërkoi të fikte celularin. Ai nuk pranoi dhe u grind me stjuardesën dhe në fund iu kërkua të zbriste nga avioni.

3 vjet më vonë, Alec Baldwin u “kap” duke i dhënë ilegalisht biçikletës së tij. Ai u ndalua nga Policia, por nuk u përmbajt dot dhe shpërtheu në të shara. Efektivët nuk e njohën dhe e prangosën.

Në Nëntor 2018, aktori 63-vjeçar u zu për një vend parkimi dhe më pas u arrestua. Aktori i famshëm “sulmoi dikë për një vend parkimi që të dy e prisnin me padurim”, kishte deklaruar asokohe efektivja e policisë së Nju Jorkut, Sophia Mason.

Po çfarë ka ndodhur?

Aktori hollywood-ian dhe producenti i famshëm botëror, Alex Baldwin ka vrarë me armë zjarri drejtoren e fotografisë Halyna Hutchins dhe ka lënë të plagosur regjisorin Joel Souza. Gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’ i cili po zhvillohej në Neë Mexico, Baldwin ka qëlluar me armë ndaj dy personave gabimisht, duke menduar se arma ishte lodër. Ende nuk është marrë asnjë masë ndaj aktorit, i cili është parë i përlotur jashtë komisariatit pasi la të vdekur kolegen e tij.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI gjatë filmit! Alec Baldwin vret gabimisht fotografen, plagos regjizorin

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota alec baldwin tragjedi ne filmin rust alec baldwin tragjedi ne filmin rust

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2021, 12:44

KQZ-ja jep të dhënat mbi votën e diasporës

KOSOVË- Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka deklaruar se KQZ-ja ka përfunduar punën për vl...