Bota

Anulimi i zgjedhjeve në Han të Elezit, prokuroria nis hetimet

22 Tetor 2021, 16:40 Nga DOSJA
Anulimi i zgjedhjeve në Han të Elezit, prokuroria nis hetimet

KOSOVË– Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zgjedhjet në Han të Elezit, që u mbajtën me 17 nëntor të këtij viti, shkruan Gazeta Express. Prokuroria e Ferizajt e ka bërë të ditur lajmin përmes një komunikate për mediat.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas marrjes së informatave se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP),ka anuluar procesin e votimeve të datës 17 Tetor 2021 për kryetar komune në Han të Elezit, ka autorizuar Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin në fjalë, nën dyshimin për veprat penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

PZAP-ja anuloi krejtësisht zgjedhjet në Han të Elezit të cilat u fituan në raund të parë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të kësaj komune, Rufki Suma. Nga ana tjetër kandidati I PDK-së, Mehmet Ballazhi tha se Suma do të turpërohet përsëri nga humbja.

(s.b.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni hani i elezit rufki suma zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 hani i elezit rufki suma zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2021, 12:44

KQZ-ja jep të dhënat mbi votën e diasporës

KOSOVË- Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka deklaruar se KQZ-ja ka përfunduar punën për vl...