Aktualitet

Berat/ Vettingu, Berisha-Bashës: Duhet të jesh skllav i Ramës ta bësh si propozim

22 Tetor 2021, 06:18 Nga DOSJA
Berat/ Vettingu, Berisha-Bashës: Duhet të jesh skllav i Ramës ta

BERAT– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë kundër Vettingut të politikanëve në “Foltoren” e Beratit. Në ndalesën e radhës, Berisha ka komentuar nismën e Partisë Demokratike, ku edhe u shpreh Vettingu është i rëndësishëm, por shtoi se duhet bërë në mënyrë transparente duke mos i kursyer as akuzat ndaj Bashës.

“S’ka prokurori politike, i kemi të gjitha mekanizmat, se si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike të propozojë që të vendosë SPAK i Edi Ramës për mandatet e deputete duhet të jesh super skllav i Ramës që të bësh një propozim të tillë,”-tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Po ashtu, Berisha në fjalën e tij ka bërë edhe një thirrje për mbështetësit të tij, duke i kërkuar që të përdorin sa më shumë rrjetet sociale, duke i argumentuar mbështetësve të Bashës se përse ai duhet të largohej nga pozicioni i kryetarit të PD-së. Po ashtu, lideri historik i Partisë Demokratike ka bërë me dije se është mbledhur më shumë se gjysma e firmave të domosdoshme për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së. Ish-kryeministri në  ‘Foltoren’ e Beratit u prit nga një grup demokratësh, por asnjë prej drejtuesve apo deputetëve demokratë në Berat nuk ishin të pranishëm në takimin e sotëm. Megjithatë si risi në këtë Foltore u shfaq edhe ish-ministri, Genc Pollo.  

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Foltorja’ e radhës në Kavajë, Berisha: Do caktohet data për mbledhjen e Kuvendit

Berisha mbron Klevis Balliun: Basha nuk e futi në listë, ishte hakmarrja e Ramës

Berisha thirrje qytetarëve: Përdorni rrjetet sociale për tu bashkuar

Berisha për deputetët që mbështesin Bashën: Ju ka çuar na humbja në humbje

Vettingu i politikanëve, Berisha: SPAK është instrument i Ramës

Foltorja për PD, Berisha paralajmëron protesta: Nuk janë parë asnjëherë aq shumë

 

Foltorja për PD, Berisha për satelitët: U thotë fermerëve i merrni të dhënat që aty

 

Ky është takimi i nëntë që ka mbajtur Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit, Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(a.b.k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes berisha ne berat foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes berisha ne berat foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll