Aktualitet

Buxheti 2022/ Rriten pagat, bonus për policët! Shpronësohen Sarajet e Toptanëve

22 Tetor 2021, 16:05 Nga DOSJA
Buxheti 2022/ Rriten pagat, bonus për policët! Shpronësohen

TIRANË– Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projekt-buxhetin për vitin 2022! Pas miratimit në Kryeministri, ministrat kanë prezantuar risitë, duke folur për rritje pagash dhe vendime të tjera të rëndësishme. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se do të rritet me 10% ndihma për familjet në gjende të vështirë ekonomike, gjithashtu do të ketë rritje edhe për bluzat e bardha.

Nga 1 janar 2022 mjekët dhe infermierët do të marrin sërish rritje rroge me 6%! Po ashtu, ështe vendosur edhe ndihmë dyfish për familjet me 3 fëmijë nën 18 vjeç edhe për fëmijët jetimë. Bonus në pagë është parashikuar edhe për punonjësit e Policisë që janë të emëruar larg vendbanimit të tyre. Sipas ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, paga e tyre do të shkojë në shumën 150%, ndërsa rritje do të ketë edhe për pagat e punonjësve të Burgjeve njësoj si Punonjësitë e Policisë mbi bazë të gradës dhe funksionit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka prezantuar edhe trajtim financiar edhe për njësinë anti-korrupsion, ndërkohë që kolegia e tij për Arsimin, Evis Kushi premtoi se duke filluar nga viti tjetër, pagat e mësuesve do të rriten me 6%. Ndërkaq, nga rritja e pagës do të përfitojnë edhe punonjësit psikosocialë. Pasi iu vu flaka, qeveria ka vendosur përfundimisht që të marrë në dorëzim Sarajet e Toptaëve. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri me dije se në buxhetin e ri është parashikuar shpronësimi i të gjithë bashkëpronarëve.

Ndërsa njoftoi se kanë nisur bisedimet edhe për artistët e Cirkut. Ashtu siç u paralajëmrua sot në takimin e kryeministrit Edi Rama me krerët e Bashkisë, qeveria ka caktuar fond për pastrimin e territorit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj nuk dha shifra për projektin e ngritjes së satelitëve në hapësirë, ndërsa premtoi se edhe këtë vit do të ketë bonus për pensionistët, por sa i përket një rritjeje të mundshme, të moshuarit do të duhet të mjaftohet me një indeksim.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

A do të ketë rritje të pensioneve? Ministrja tregon ‘buxhetin 2022’: Vetëm indeksim!

VIDEO-Sa do jetë buxheti për satelitët? Ministrja Ibrahimaj: Do e bëjmë publike…

Rriten pagat e Policisë së Burgjeve, trajtim financiar për anti-korrupsionin

VIDEO-Çuçi: Do rriten pagat për punonjësit të Policisë së Shtetit

 

VIDEO-Shpronësohen “Sarajet” e Toptanasve, plani për artistët e Cirkut Kombëtar

Buxheti 2022-shit, fond rezervë për pastrimin, Tiranën dhe fermerët

VIDEO-Buxheti/ Premtimi i Evis Kushit: Do ketë rritje pagash për mësuesit

Miratohet buxheti për 2022-shin, rritet me 10% ndihma ekonomike, 6% për mjekët

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike projekt-buxheti 2022 projekt-buxheti 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2021, 13:13

Shuhet profesori i Ekonomisë Aristotel Pano

TIRANË– Ish-profesori i Ekonomisë Aristotel Pano ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Humbja e Panos është gjithashtu një humbje e madhe për...