Aktualitet

VIDEO-Shpronësohen “Sarajet” e Toptanasve, plani për artistët e Cirkut Kombëtar

22 Tetor 2021, 15:34 Nga DOSJA
VIDEO-Shpronësohen “Sarajet” e Toptanasve, plani për

TIRANË– Saga e “Sarajeve të Toptanëve” ka marrë fund sot. Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri me dije se qeveria shqiptare ka shpronësuar sot të gjithë bashkëpronarët për godinën në zonën e Toptanasve. Margariti shtoi se kjo godinë do t’i nënshtrohet një restaurimi që do të ruajë vlerat e godinës dhe jo vetëm. Sipas ministres godina do të jetë në funksion të artit dhe kulturës si dhe do përfshijë një hapësirë për librin stil amerikan.


” Sot qeveria shqiptare ka aprovuar shpronësimin e Toptanësasve e cila kalon drejt projektit të restaurimit. Kjo nismë i vë fundin një episodi të gjatë që siç dini në muajin gusht gati kaloi në një situatë tragjike, sot përfundoi me shpronësim. Hapësira do të jetë në funksion të artit dhe kulturës. Do përfshijë një hapësirë për librin stil amerikan,”-Margariti.

E pyetur në lidhje me çështjen e Cirkut Kombëtar pasi tokës ku ndodhej çadra e artistëve i ka dalë pronari, ajo tha se po punohet për një plan afatshkurtër. Ajo shtoi se artistë janë akomoduar në palestrën e një shkolle afër cirkut.

“Artistët është parë në mënyrë konkrete në disa aspekte, janë vendime të gjykatës dhe përmbarimit që kishin hyrë në fazën e ekzekutimit final, po punojmë për një plan afatshkurtër, kemi akomoduar në palestrën e një shkolle afër cirkut, kemi nisu dialogimin me bashkinë për të gjetur hapësirën e përshtatshme për cirkun, edhe sindikatat e ka shprehur në mënyrë pozitive qëndrimin e Ministrisë së Kulturës”, tha ministrja.

LAJMI KRYESOR: Buxheti 2022/ Rriten pagat, bonus për policët! Shpronësohen Sarajet e Toptanëve

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore cirku kombetar elva margariti shpronesohen toptanasit cirku kombetar elva margariti shpronesohen toptanasit

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2021, 13:13

Shuhet profesori i Ekonomisë Aristotel Pano

TIRANË– Ish-profesori i Ekonomisë Aristotel Pano ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Humbja e Panos është gjithashtu një humbje e madhe për...