Aktualitet

Gjetën plumb në shtëpi, Bua: Pushka ju bëftë top, Prokuroria po fle gjumë

22 Tetor 2021, 16:22 Nga DOSJA
Gjetën plumb në shtëpi, Bua: Pushka ju bëftë top,

VLORË– Irini Bua, gruaja e familjes që sot mori një plumb si kërcënim ka treguar se nuk do të ndalet me kallëzimet në prokurori der isa të gjejë zgjidhje. Në një prononcim për FaxNews, Bua tha se kryeplaku i fshatit ka falsifikuar dokumente sa i përket pronës së saj.

“Para 6 muajsh na është goditur një qen pastor dhe sot ndodhemi me një kërcenim me plumb në banesë. Ne jemi të kërcënuar për të disatën herë për denoncimet që kam bërë, familja Marku ka bërë falsifikime dokumentash në kadastrën e Vlorës, bëra shumë shantazh në Himarë për këto krime, i kam thënë kadastrës: Kush i ka dhënë asaj familje mbi këtë pronë? Për të njejten pronë janë dhënë dy formulare. Prokuroria po fle gjumë, janë mbi 20 kallëzime të tjera për hetim. Unë po kërcënohem por pushka top u bëftë se unë nuk do ndalem, policia erdhi bëri të gjitha veprimet por nuk ka fuqi më shumë. Prona jonë nëse shihni dokumentacionin do shihni se ka shumë pronarë, si ka mundësi? Do të paraqes prapë prova në Krimin Ekonomik në Vlorë, ata duan të më frikësojnë dhe të më mbyllin gojën por unë këtu jam, nuk kam frikë, do vdes sjam as e para as e fundit. Këtu po bëhet kërdia, shikoni Dhërmiun, hotelet me cfarë lekësh i kanë bërë?”-tha Irini Bua.

Në Dhërmi, në banesën ku jeton cifti Bua sot u gjet një predhë fisheku. Gjithashtu papagalli i tyre ishte vrarë. Këto shenja janë marrë si kërcënim nga familja. Tre vite më parë Irini Bua denoncoi se i janë grabitur 11 mijë metër/katrorë prone nga deputeti socialist Alket Hyseni.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alket hyseni irini bua kercenohet familja bua alket hyseni irini bua kercenohet familja bua

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2021, 13:13

Shuhet profesori i Ekonomisë Aristotel Pano

TIRANË– Ish-profesori i Ekonomisë Aristotel Pano ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Humbja e Panos është gjithashtu një humbje e madhe për...