AktualitetRajoni

Bill Clinton injoron Ramën, syzet e diellit të kryeministrit i bëjnë “gjëmën” para të gjithëve (VD)

Clinton përfundoi fjalën e tij dhe zbriti nga podium ku përshëndeti liderët e pranishëm në ceremoni.

KOSOVË- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka injoruar hapur kryeministrin Edi Rama në takimin e zhvilluar sot në Kosovë me rastin e 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Bill Clinton teksa injoron Edi Ramen

Clinton përfundoi fjalën e tij dhe zbriti nga podium ku përshëndeti liderët e pranishëm në ceremoni. Clinton e anashkaloi Ramën, dhe takoi kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli dhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Por Clinton nuk e takoi Ramën, ai u largua pa i dhënë dorën kryeministrit të Shqipërisë. Me gjasë, syzet e kryeministrit, alla Stivie Wonder, kanë bërë që ai të mos njihet nga Clinton e për pasojë edhe të mos përshëndetet nga ky i fundit.

Sot në Kosovë është zhvilluar ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit nga forcat serbe. Në një ceremoni të zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë marrë pjesë liderët e Kosovës e Shqipërisë, por dhe figura të larta të SHBA. Të pranishëm kanë qenë ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton i cili dha urdhër në 1999 që të bombardohej Serbia. Sot përshëndeti qytetarët e Kosovës dhe ish-Sekretaria e Shtetit, Meledeine Albright, që tha se kishin marrë vendimin e duhur që i sollën lirinë Kosovës. Ndërkohë liderët që mbajtën fjalë falënderuar SHBA për ndihmën e madhe që u ka dhënë këto 20 vite.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment