Politike

VD-Gjylameti: Basha nuk vjen në Komision, justifikohet me raporte për dhimbje barku

22 Tetor 2021, 09:41 Nga DOSJA
VD-Gjylameti: Basha nuk vjen në Komision, justifikohet me raporte për

TIRANË– Gjatë komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, deputetja e Partisë Socialiste debatoi me kryetarin, Enkelejd Alibeaj. Ajo u shpreh se kryeministri Edi Rama ka qënë prezent në komision disa herë, ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me kryedemokratin Lulzim Basha. Sipas, Gjylametit Basha nuk paraqitet asnjëherë në komision, duke u justifikuar me raporte se është i sëmurë nga barku.

Kryetari i Komisionit nuk duhet të vazhdojë të theksojë postin që mban në këtë mbledhje se nuk bëhesh kryetar duke vazhduar ta thuash në këtë mënyrë. Ju nuk dini të drejtoni. Zoti Rama ka qenë në këtë komision që kur ka qenë kryetar bashkie dhe ka ardhur pa pasur nevojë. Zoti Basha kurrë nuk ka qenë në komision kur është thirrur për asgjë. E justifikonte me ca raporte im bir që është 13 vjeç do i vinte shumë zor të justifikohej. Në raporte thuhej se kishte dhimbje barku një herë kishte probleme që ishte sëmurë, një herë… raportet që ka përdorur nga mjekët për të mos vajtur kurrë kur është thirrur janë qesharake dhe për një fëmijë 12-vjeçar.‘- u shpreh Gjylameti.

LAJMI KRYESOR: 25 prilli/ PS braktis Komisionin, Alibeaj: Strategji, duan ta marrin peng (Debatet)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike blerina gjylameti komisioni hetimor per 25 prillin lulzim basha blerina gjylameti komisioni hetimor per 25 prillin lulzim basha

Sondazh

Poll