Bota

Akuzohet për vrasje, si i shërbeu Hrkalovic partisë së Vuçiçit

22 Tetor 2021, 10:25 Nga DOSJA
Akuzohet për vrasje, si i shërbeu Hrkalovic partisë së

SERBI– Dijana Hrkalovic, një ish oficere e policisë sekrete akuzohet për ndikimin e saj në vrasjen e Vlastimir Milosheviç dhe për lidhjet e saj me strukturat kriminale dhe po mbahet në paraburgim.

Hrkalovic e promovuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç si Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Brendshme, dha dorëheqje në 2019. Kjo ka bërë që mediat pro pushtetit në Serbi ‘po konkurojnë’ se kush do ta akuzojë më shumë Dijana Hrkalovic për krime në mënyrë që të fshehin lidhjet e saj me Aleksandër Vuçiçin.

Hrkalovic me ndihmën e SNS ishte autorizuar që brenda policisë të kryesonte hetimet e krimeve edhe pse nuk kishte autoritet sipas ligjit. Para disa vitesh, ajo kishte kryer “punë” sipas urdhërave të zyrtarëve të partisë së Vuçiç, SNS dhe konsiderohej “ushtarja e partisë”, shkruan Nova.rs.

Hrkalovic ishte një “ushtare” e mirë për partinë e Vuçiçit kur ajo kishte dërguar oficerët e policisë në Potocari për të evidentuar nëse kishte pasur një sulm mbi këtë të fundit.

Ajo gjithashtu në vitin 2018 ishte dërguar tek Lucani për të shtensionuar situatën mes qeverisë dhe opozitës dhe policët që kishin marrë pjesë aty janë shpërblyer.

Në maj të vitit 2012, në prag të zgjedhjeve në Beograd, në të cilat Hrkalovic ishte e 12-ta në listën e Partisë Progresive Serbe “Ta fillojmë Beogradin – Tomislav Nikoliq”, u bë deputete e Kuvendit të Beogradit dhe aktiviste e “Asociacionit të Drejtësisë”.

Në deklaratën që kanë dhënë në polici e kanë identifikuar dhe katër burra të tjerë, por ende nuk dihet nëse me atë rast është thirrur në polici për të dhënë deklaratë, edhe pse përgjigja mund të merret me mend.

(d.a/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dijana hrkalovic vlastimir miloshevic aleksander vucic dijana hrkalovic vlastimir miloshevic

Sondazh

Poll