Bota

U fut për të vjedhur pikën e karburantit, ish-marinsi amerikan çarmatos grabitësin

22 Tetor 2021, 06:39 Nga DOSJA
U fut për të vjedhur pikën e karburantit, ish-marinsi amerikan

SHBA – Një ish-marins i Forcave Detare në SHBA ka çarmatosur një person gjatë një grabitjeje të armatosur në mëngjesin e 20 tetorit teksa ai kishte hyrë për të grabitur pikën e karburantit në Yuma.

Sipas Foxnews, zyra së Sherifit të Yuma deklaroi se ndodhi në një pikë karburanti Chevron pranë Fortuna Road. Policët iu përgjigjën një thirrje për grabitjes me armë atje rreth orës 4:30 të mëngjesit.

“Me të mbërritur, policët mësuan për tre të dyshuar që hynë në Chevron, njëri prej tyre i armatosur me një pistoletë. I dyshuari, i armatosur eci pranë një klienti të dyqanit ndërsa e drejtonte armën drejt arkëtarit kur klienti veproi menjëherë dhe e çarmatosi atë“, thuhet në një pjesë të deklaratës.

Dy të dyshuarit e tjerë u larguan nga zona dhe ish-marinsi ishte në gjendje ta ndalonte të dyshuarin deri në mbërritjen e forcave të rendit.

“Kur policëtt kontaktuan personin, i cili më parë shërbente në Trupat Detare të Shteteve të Bashkuara dhe e pyetën se si ishte në gjendje të merrte kontrollin e situatës, ai tha se eksperienca në marinë e ndihmoi“, thuhej në deklaratë.

I dyshuari, i identifikuar nga zyrtarët e YCSO si një i mitur, u arrestua në Qendrën e Drejtësisë për të Mitur të Qarkut Yuma për vjedhje të armatosur dhe sulm të rëndë. Dy të dyshuarit e tjerë janë ende të lirë. Nuk raportohet për të lënduar. Një hetim është duke u zhvilluar.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota arizona forcat detare forcat detare amerikane ish marinsi ndalo hajdutin arizona forcat detare forcat detare amerikane ish marinsi ndalo hajdutin

Sondazh

Poll