Bota

“Do të përgjigjemi në terren”, Turqia kërcënon hapur Greqinë dhe Qipron

21 Tetor 2021, 20:04 Nga DOSJA
“Do të përgjigjemi në terren”, Turqia

GREQI– Pas zgjerimit të bashkëpunimit të mbrojtjes mes Greqisë me Francën dhe SHBA-në, ndërkohë që Ankaraja po përjeton izolim diplomatik nga BE dhe SHBA, kanë nisur edhe agresionet e para. Mediat greke shkruajnë se Erdogan ka shënjestruar Athinën dhe Qipron dhe situata mund të përshkallëzohet pas paralajmërimeve për shpimet e planifikuara në Qipro në nëntor.

“Si Greqia dhe administrata greko-qipriote po ndërmarrin hapa për të rritur tensionet në Mesdheun Juglindor. Përpjekjet për të dërguar anije kërkimore në shelfin tonë kontinental në Mesdhe vazhdojnë. Ne u përgjigjemi këtyre sfidave si në fushë ashtu edhe në tavolinë dhe nuk lejojmë asnjëherë të na shkelë të drejtat. Pala greko-qipriote njoftoi se shpimet e reja do të fillojnë në nëntor. Nëse kjo ndodh, ne si Turqi do të vazhdojmë të japim përgjigjet e nevojshme për sfida të tilla për të mbrojtur të drejtat e turqve qipriotë” thuhet në deklaratën e Turqisë.

Me dy stërvitje të mëdha ushtarake në Turqia “përgjigjet” për aleancat që Greqia po zhvillon kohët e fundit. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësime në Greqi dhe është kërkuar ndërhyrja e Bashkimit Europian për të vendosur sanksione ndaj Turqisë.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni greqia qipro tensionet greqi turqi turqia greqia qipro tensionet greqi turqi turqia

Sondazh

Poll