Bota

Kandidati francez për President u drejton snajperin gazetarëve

22 Tetor 2021, 06:18 Nga DOSJA
Kandidati francez për President u drejton snajperin gazetarëve

FRANCË – Eriz Zemmour, i cili ka dalë si kandidati kryesor për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Franë , u ktheu snajperin gazetarëve në panairin e armëve Milipol në Paris.

Sipas The Guardian, duket se kjo ndoshta është bërë në kontekstin e një shakaje pasi ai duket se u thotë atyre me një buzëqeshje: Është serioze tani, ë? Kthehu, lëviz

Zemmour, një ish-gazetar i cili është një admirues i ish-presidentit amerikan Donald Trump, nuk ka deklaruar ende kandidaturën e tij për zgjedhjet e prillit të ardhshëm, por po pozicionohet si një shembull kundër elitës dhe kundër imigracionit. Ashtu si Trump, ai ka kritikuar prej kohësh mediat dhe shpreson të ndërtojë një koalicion politik të votuesve të klasës punëtore të bardhë dhe konservatorëve të pasur.

Ministrja e Brendshme franceze Marlene Schiappa udhëhoqi kritikat, duke postuar në Tëitter se veprimi i Zemmour ishte “tmerrues” dhe “aspak për të qeshur”.

“Në një demokraci, liria e shtypit nuk është shaka dhe nuk duhet kërcënuar,” shkroi ajo.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota donald trump eric zemmour kandidati francez per president marlène schiappa zemmour drejton armen gazetareve donald trump eric zemmour kandidati francez per president marlène schiappa zemmour drejton armen gazetareve

Sondazh

Poll