Bota

Qëndroi një natë në spital, Mbretëresha Elizabeth kthehet në shtëpi

22 Tetor 2021, 07:01 Nga DOSJA
Qëndroi një natë në spital, Mbretëresha Elizabeth

MBRETËRI E BASHKUAR – Mbretëresha britanike, Elizabeth II, e kaloi natën e së mërkurës në spital për kontrolle mjekësore dhe tani është kthyer në Kështjellën Windsor.

Sipas BBC, Pallati Bukinghem njoftoi për mediat, mbretëresha tani është kthyer në rezidencën e saj dhe është me “humor të mirë”.

Në deklaratë thuhet se ajo është këshilluar që të pushojë disa ditë, pas një orari të ngjeshur me angazhime publike. Një vizitë e saj në Irlandën Veriore, e planifikuar për këtë javë, është anuluar. Mbretëresha u tha se ishte “e zhgënjyer” pasi anuloi vizitën në Irlandën e Veriut.

Mbretëresha Elizabeth II është 94 vjeçe. Ajo ka marrë fronin e Mbretërisë britanike në vitin 1952. Në muajin prill, ajo ka humbur bashkëshortin e saj, princin Philip. Philip ka vdekur në moshën 99-vjeçare.

Ata janë martuar në vitin 1947 dhe kanë katër fëmijë: princin Charles, trashëgimtarin e fronit, princeshën Anne dhe princat Andrew dhe Edward.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota mbreteresha elisabet mbretëresha elisabeta ii mbreteresha elisabeth ii mbretëri e bashkuar mbreteresha elisabet mbretëresha elisabeta ii mbreteresha elisabeth ii mbretëri e bashkuar

Sondazh

Poll