Bota

Në kohë rekord, Olaf Scholz pritet të vendoset si kancelar në Gjermani në Dhjetor

21 Tetor 2021, 19:41 Nga DOSJA
Në kohë rekord, Olaf Scholz pritet të vendoset si kancelar

GJERMANI- Tre partitë që punojnë për të formuar qeverinë e ardhshme të Gjermanisë po synojnë që kancelari i zgjedhur Olaf Scholz të vendoset në krye të vendit menjëherë pas gatës 6 dhjetor. France24 shkruan se tre partitë, të cilat kurrë më parë nuk janë bashkuar së bashku në një nivel federal në Gjermani, thanë se dëshironin që negociatat e koalicionit të përfundonin deri në fund të nëntorit. Kjo do të mundësonte krijimin e një qeverie në fillim të dhjetorit, me Scholz që do të zgjidhet kancelar nga dhoma e ulët e parlamentit të Bundestagut.

Sekretari i Përgjithshëm i Demokratëve të Lirë Liberalë (FDP), Volker Wissing në fillimin e bisedimeve formale të koalicionit me SPD-në e qendrës së majtë dhe të Gjelbërit tha se afati kohor është ambicioz.

“Afati kohor është ambicioz. Gjermania duhet të ketë një qeveri të qëndrueshme sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Nëse ata arrijnë t’i përmbahen afatit, Kancelarja Angela Merkel nuk do të arrijë të thyejë rekordin e Helmut Kohl si udhëheqësja më jetëgjatë në Gjermaninë e pasluftës. Vetë Merkel i dha fund politikës pas 16 vitesh në pushtet, por do të qëndrojë në Kancelare deri sa të krijohet qeveria e re.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota angela merkel ne shqiperi helmut kohl olaf scholz volker wissing angela merkel ne shqiperi helmut kohl olaf scholz volker wissing

Sondazh

Poll