Bota

Video/ 70-vjeçarja në Indi sjell në jetë fëmijën e saj të parë

21 Tetor 2021, 19:47 Nga DOSJA
Video/ 70-vjeçarja në Indi sjell në jetë fëmijën

INDI– Një grua shtatëdhjetëvjeçare në Indi, më në fund përmbushi ëndrrën e saj për tu bërë nënë. Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë, pasi humbi shpresën për të patur fëmijë dekada më parë. Gruaja iu bashkua kështu listës së nënave më të moshuara në botë. Mjekët thanë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Çifti i të moshuarve, nga një fshat i vogël i quajtur Mora në Gujurat janë martuar prej 45 vitesh dhe kanë tentuar për dekada të tëra të kenë fëmijë, por pa rezultat. E moshuara nuk ka një kartë identiteti për të vërtetuar moshën, por ka konfirmuar se është 70 vjeç, duke e bërë atë një nga nënat më të vjetra në botë.

“Është një nga rastet më të rralla që kam parë, kur ajo dhe burri i saj erdhën tek ne për herë të parë, ne u thamë se nuk mund të bënin një fëmijë në këtë moshë. por ata insistuan dhe me të vërtetë zonja lindi një fëmijë” tha mjeku i çiftit, Naresh Bhanushali.

Ky nuk është rasti i parë që një grua në të 70-at sjell në jetë një fëmijë. Erramatti Mangayamma besohet të jetë gruaja më e vjetër në botë që ka lindur binjakë, në vitin 2019 në moshën 74-vjeçare.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota 70-vjecarja lind nje djale 70-vjecarja ne indi indi 70-vjecarja lind nje djale 70-vjecarja ne indi indi

Sondazh

Poll