Politike

Legalizimet/ KLSH: Vonesat inkurajojnë ndërtimet informale

21 Tetor 2021, 11:44 Nga DOSJA

TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit  ka realizuar një auditim në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës ku është konstatuar se vonesat në procesin e legalizimit kanë inkurajuar ndërtimet informale, dhe jo reduktuar ato.

Të dhënat rezulton se për periudhën 2006-2019, nga rreth 600 mijë vetëdeklarime vetëm për 179 mijë janë dhënë leje legalizimi, ose rreth 30% të totalit.

Shtrirja në kohë e procesit të legalizimit, përtej afateve ligjore të parashikuara, e ka shndërruar në një proces të tejzgjatur, duke denatyruar objektivin kryesor të tij “për të rregulluar efektin e madh social të ndërtimeve informale”, dhe ka “inkurajuar” tërthorazi ndërtimet informale, dhe jo reduktuar ato.

Ecuria e tij ka hasur paqëndrueshmëri ndër vite në miratimin e lejeve të legalizimit, kjo e ndikuar kryesisht nga fakti se planet rregulluese vendore të bashkive nuk kanë qenë të përditësuar me ndryshimet demografike që kanë ndodhur në një zonë të caktuar.

Qasja e deritanishme legjislative dhe organizative për procesin e legalizimeve është e drejtuar kah përmirësimit por ende evidentohen problematika thelbësore. Reduktimi i kritereve për legalizim nuk ka eliminuar tërësisht aspektet burokratike ndaj shërbimit të qytetarëve, njëkohësisht vërehet se ka ulur nivelin e garancive ligjore që mbrojnë pronën publike (veçanërisht zonat bregdetare)”.-thuhet në raport.

 


(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kadastra klsh kadastra klsh

Sondazh

Poll