Aktualitet

‘Ka dasëm te Kamberi’/ Polici i kërkoi ‘nder’ kolegëve: Mos e ndërprisni festën

21 Tetor 2021, 13:21 Nga DOSJA
‘Ka dasëm te Kamberi’/ Polici i kërkoi ‘nder’

TIRANË– Një situatë tjetër e zbuluar nga përgjimet vuri në pranga një nga efektivët e Tiranës. Durim Murja i cili është arrestuar nga SHÇBA për abuzim me detyrën ka kërkuar nga kolegët që të mos reagojnë për një dasëm e cila ishte duke u mbajtur pas orës policore, në të cilën ishte pjesmarrës.

Policia mori informacion nga banorët se po mbahej një dasëm në lagjen ‘Shkozë’ te ‘Kamberi’ pas orës 23:00 dhe po i shqetësonte nga muzika e lartë.

Efektivi i policisë, Arjan Balla shkon për kontroll në këtë lokal dhe vëren se dasma po zhvillohej ende, megjithatë njofton sallën se denoncimi i ardhur ishte i rremë. Por pas kësaj e njëjta situatë përsëritet sërish pas disa minutash denoncime të tjera kanë ardhur nga qytetarët lidhur me shqetësimin që u vinte nga muzika e lartë. Pavarësisht kësaj efektivët rreth orës 01:15 dhe 01:20 kanë njoftuar se denoncimi ishte i rremë. Ndërkohë nga përgjimet rezulton se Durim Murja i cili ishte në përgjim ishte i pranishëm në këtë dasëm dhe gjatë një komunikimi me Arjan Ballën i ka kërkuar që të mos jua ndërpresë dasmën.

Në përgjime Balla shprehet i shqetësuar për ankesat dhe presionit që i vinte disa herë nga salla operative, pasi i kishte gënjyer tre herë duke thënë se denoncimi për muzikë kishte qenë i rremë.

Në operacionet e zhvilluara ditën e djeshme janë arrestuar 4 efektivë policie në Tiranë dhe 6 të tjerë janë pezulluar në Korçë. Dosja.al, ishte e para e cila raportoi për aksionin e zhvilluar ku fillimisht u pezulluan nga detyra shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, Krenar Gjokutaj dhe ai i Qarkullimit Rrugor, Kelmend Pikuli.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen policet ne tirane durim murja tirane arrestohen policet ne tirane durim murja tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2021, 11:48

ME VIDEO/ Ulet niveli i Liqenit të Fierzës

KUKËS– Thatësira ka ulur nivelin e Liqenit të Fierzës. Dosja.al ka siguruar video ekskluzive nga Liqeni i Fierzës. Mungesa e reshjeve të shiut dhe te...