Aktualitet

VD-E grushtoi për licencën, kryebashkiaku: Bonajn ishte i dehur, krijoi monopol

21 Tetor 2021, 10:58 Nga DOSJA
VD-E grushtoi për licencën, kryebashkiaku: Bonajn ishte i dehur,

VLORË– Pëllumb Binaj, kryebashkiaku i Selenicës ka treguar se biznesmeni Pellat Bonaj ishte në gjendje të dehur në momentin që e ka dhunuar. Në një deklaratë për mediat, pas përplasjes fiizke mes tyre që çoi në arrestimin e Bonajt, kryebashkiaku thotë se e gjitha ishte një ngatërresë. Ai tregon se Bonaj kishte krijuar ‘monopol’ për linjën e transportit dhe nuk lejonte që të kishin dhe personat e fshatrave të tjera, duke sjellë probleme.

“Po është e vërtetë, ai njoftim që k dalë sot përmes Policisë së Vlorës. Në bazë të një denoncimi që kam bërë si titular për ëtë incident që nuk duhet të kishte ndodhur. Ne jemi si një familj e e madhe në Bashki dhe kemi lidhje me njëri-tjetrin. Nuk duhet të kishte ndodhur dhe për shkak të funskioneve që ushtrojme në shërbim të njerezve. Nuk duhet të kishte ndodhur. Personat që më kërkuan takim nuk kishin lidhje me incidentin, por gjatë sqarimit me ta erdhi pronari i shoferëve i cili gpa pranuar kërkesën për tu ulur dhe për të fjalosur, goditi direkt, shau, kërcënoi, gjithcka që mund të bëjë një njeri që në kushtet konkrete e konsideroj të dehur e të pirë, pasi një njeri normal nuk i bën këto gjëra. Zona jonë shquhet për burra të mirë. Funksionojnë dy licensa që nuk kanë lidhje me firmën time. Pellati e ka marrë nga Vlora. Si shoqëri ka bllokuar 3 orare të mëngjesit në favor të aktivitetit të tij. Pellati është aktivist dhe në bujqësi, unë kam folur me superlativa me të, por për këtë problem i thashë Perlat nga tre orare që ke, lejo një orar për djalin nga Sevasteri sepse ka license që nga viti 2017. E ka marrë nga ish-kryetari që atëherë, kështu funksionojnë tek ne, të gjithë burrat e fshatrave kanë linjat e furgonave të tyre. I vetmi që s’kishte është Sevasteri. Kjo e drejtë për të transportuar nuk e jep Bashkia, por DAR sepse ata çonin mësuesit në banesat e tyre dhe në shkollë e kshu. Mësuesit marrin lekët në llogari dhe e zgjedhin vetë shërbimin. Ky tani e shfryu te ne, më kërkoi të hiqja licensën e 2017-s të djalit tjetër, në metodë të punës të tij ai do që në sektorët e tij të jetë i pacenueshëm, por nuk mund të krijojë monopol për linjat sepse ka ulur shërbimin dhe i ka ikur klientela fare. kishte pirë, të gjithë pinë. Nuk ka lab që nuk pi por nuk bëhet kështu kjo gjë. Pse unë do mabj përgjegjësi për klientelën? Nejse s’ka rëndësi, në kulturën tonë duhet të funksionojnë mekanizmat dhe jo individi,”- tha Binaj.

LAJM KRYESOR: Dhunohet kryebashkiaku Binaj, arrestohet biznesmeni, sherri nisi për licencën

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet kryebashkiaku i selenices dhunohet pellumb binaj pellat bonaj pellumb binaj dhunohet kryebashkiaku i selenices dhunohet pellumb binaj pellat bonaj pellumb binaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2021, 11:48

ME VIDEO/ Ulet niveli i Liqenit të Fierzës

KUKËS– Thatësira ka ulur nivelin e Liqenit të Fierzës. Dosja.al ka siguruar video ekskluzive nga Liqeni i Fierzës. Mungesa e reshjeve të shiut dhe te...