Aktualitet

Aksioni në Tiranë e Korçë! Gjykata e Tiranës jep njoftimin ZYRTAR

20 Tetor 2021, 20:57 Nga DOSJA
Aksioni në Tiranë e Korçë! Gjykata e Tiranës jep

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka publikuar njoftimin e plotë lidhur me aksionin e zhvilluar në Tiranë e Korçë për prangosjen dhe pezullimin e efektivëve të Policisë së Shtetit. Siç edhe bëhet me dije në njoftim, në Korçë janë pezulluar 5 efektivë me detyra të ndryshme përfshirë edhe shefin e Komisariarit. Ndërsa në Tiranë, janë prangosur 3, ndërsa në “arrest shtëpie” është lënë kolegia e tyre. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Në funksion të proçedimit penal 4261 viti 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendim Nr.1822, datë 19.10.2021, ka vendosur; 1. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.

2. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.

3. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.

4. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

5. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

6. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

7. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë. 

8. Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

LAJMI KRYESOR: Aksion në Tiranë e Korçë/ SHÇBA kap përgjimet, pranga 9 policëve, pezullohet shefi i Komisariatit

(km/dosja/al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen efektivet ne tirane arrestohen efektivet ne tirane

Sondazh

Poll