Aktualitet

“Jan Prenga”, SPAK kërkon pushimin e çështjes për 5 të dyshuar, detaje të reja

20 Tetor 2021, 20:36 Nga DOSJA
“Jan Prenga”, SPAK kërkon pushimin e çështjes

TIRANË- Emisioni ‘Në Shënjestër’ në ‘News24’ me drejtuese gazetaren Klodiana Lalën, publikoi mbrëmjen e sotme të dhëna të reja mbi ecurinë e dosjes hetimore Jan Prenga. 22 muaj pas rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të 49-vjeçarit, gazetarja raportoi gjatë emisionit se të arrestuarit me bujë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, tashmë mund të konsiderohen si njerëzit që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë shqiptare.

‘SPAK,- raportoi më tej gazetarja,- ka kërkuar pushimin e çështjes penale për të dyshuarit Barjam Hajri dhe Leonard Hajri, përkatësisht babai dhe vëllai i Altin Hajrit.’. Po kështu është kërkuar pushimi i çështjes për Elton Hajrin, kushëri me Altin Hajrin, pronarin e ‘Golden Resort’ që rezulton të jetë edhe pronar i furgonit më te cilin u transportua nga garazhi trupi I torturuar i Jan Prengës.

Nga akuza pritet të shpëtojnë edhe Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj. Aleks Doçaj nuk u arrestua asnjëherë. Ndërkohë që Ardiani u arrestua dhe qëndroi disa muaj në paraburgim dhe më pas u lirua. Lidhur me të dyshuarit e tjerë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës; Dritan Rexhepi, Altin Hajri. Gentjan Doçi Funiqi dhe katër të dyshuarit si rrëmbyes, prokuroria ka vijuar çështjen dhe vazhdon hetimet.

Marrë nga Balkan Web

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aleks doçaj ardian docaj jan prenga aleks doçaj ardian docaj jan prenga

Sondazh

Poll