Aktualitet

Ndryshime në qeveri, Muçaj emërohet zëvendësministre e Energjisë

20 Tetor 2021, 16:16 Nga DOSJA
Ndryshime në qeveri, Muçaj emërohet zëvendësministre

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në qeveri. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Rama ka caktuar zëvendëse të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçajn. Kjo e fundit, më parë ka mbajtur postin e Avokates së Shtetit. Ajo ka mbajtur këtë  post deri në qershorin, teksa ka mbrojtur shtetin në gjyqin kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti në Arbitrazh që Shqipëria e humbi.

Po ashtu, Muçaj ka qenë gjithashtu Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, ndërsa ka ofruar ekspertizë autoriteteve të qeverisë shqiptare në lidhje me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me ligjin ndërkombëtar të pronësisë intelektuale. Ndërsa tani ka marrë edhe postin e radhës.

VENDIMI I PLOTË:

EMËRIM NË DETYRË/ Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

(k.m/I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll